Gjashtë parashikimet e Nostradamusit

Nostradamusi, emri i vërtetë i të cilit është Michael de Nostredame, ka lindur më 14 dhjetor të vitit 1503.Parashikimet të janë publikuar në vitin 1555. me titull “Centuries”. Parashikimet e tij kanë qënë të ekspozuara interpretimeve të ndryshme, ndërsa disa janë realizuar- shkruan “Business Insider”. Një nga ato parashikime te realizuara është Revolucioni Francez. Të rikujtojmë se francezët më 1789, kanë vendosur që të konfrontohen me pushtetin aristokrat, duke konsideruar se “mjaft është”, ndaj janë rebeluar. Fshatarsia e morën kontrollin në Paris dhe ua imponuan kërkesat e tyre sunduesve aristokrat. Aristokracia u përmbys nga pushteti dhe të gjithë i burgosën në kështjellën “Bastille” dhe janë zhdukur me gijotinë. Ndër predikimet e Nostradamusit është edhe Hitleri I lindur në Austri më 1889 është transferuar në Gjermani. Ai, me metodologjinë e tij ka mahnitë popullatën dhe e ka përvetësuar, që sipas Nostradamusit ai Hitlerin e ka quajtur “Hister”. Ai i ka përvetësuar masat dhe i ka dërguar në luftë por që ka pësuar humbje. Bomba atomike Në fillim të muajit gusht të vitit 1945, SHBA-të kanë hedhë dy bomba atomike në dy qytete japonezë, Hiroshimë dhe Nagasaki, me ç’rast kanë gjetë vdekjen mbi 100 mijë njerëz. Nostradamusi e ka parashikuar edhe 11 shtatorin e vitit 2001. Atë ditë, aeroplanët kanë goditur dy ndërtesat e “Ëorld Trade Centre”, ku gjetën vdekjen disa mijëra njerëz. Është i mundshëm tërmet i madh “Parku i lakuar fatkeqësi e madhe Nëpër vendin perëndimor dhe Llombardi Zjarr në anije, sëmundje e rëndë dhe peng Merkuri në Shigjetarin, saturni bie” Supozohet se vendet e këtyre ngjarjeve janë nga Kalifornia, ndërsa sipas strologëve Merkuri do të jetë në Shigjetar, ndërsa forca e Saturnit bie-dobësohet më 25. 11 2015. Interpretimet mbi fundin e botës Një nga predikimet e Nostradamusit pohon se “Nga një mëngjes i qetë, fundi do të vijë kur kali fillon vallëzimin dhe arrinë në rrethin e nëntë”. Pas kësaj, kanë filluar ana,izat dhe vlerësimet se si Nostradamusi, “Psyon” e ka lidhur me fundin e botës më 21 dhjetor. Ekspertët në internet pohojnë se citati ka të bëjë me “Gangnam Style”: në të vërtetë ai në “Youtube” ka mbi 835 milion klikime. Sipas tyre, “Korea është vendi i mëngjesit të qetë” që e përmendë Nostradamusi, “Psy” ekzekuton “vallëzimin e kalit”, ndërsa rrethi i nëntë interpretohet si “nëntë zero, në numrin e klikimeve në “YouTube”. Përderisa disa pohojnë se kjo duket si faktografi që megjithatë nuk ndërlidhet, krejtësisht e saktë, të tjerët “bëjnë me dorë” duke pohuar se ato janë vetëm supozime boshe.