6 vjeçarja detyrohet të martohet për të shuar grindjet mes dy familjeve!

Policia në Luginën Swat në Pakistan ka arrestuar tre anëtarë të një asambleje fisnore të quajtur "jirga" e cila dyshohet se ka urdhëruar që një vajzë 6-vjeçare të martohet për të zgjidhur një mosmarrëveshje midis familjeve rivale. Radio Mashaal në Pakistan, raporton se një gjykatë në qytetin e Saidu Sharif ka përjashtuar vendimin e jirga-s si të paligjshëm. Pesë persona janë arrestuar në lidhje me rastin e - tre anëtarëve jirga, plus djalin i cili qe gati të martohej, si dhe babain e tij. Prindërit e 6-vjeçares Bibi Roza apeluan në gjykatë, pas vendimit të jirga-s në fshatin Ashari. "Swara," quhet praktika apo proçedura e shkëmbimit të grave dhe vajzave për të zgjidhur grindjet, është e zakonshme në Suat dhe rajone të tjera fisnore të Pakistanit, por shkëmbimet përfshijnë vajzat e reja por vajzat e moshës 6 vjeç janë konsideruar jashtëzakonisht të rralla.