Vajza 14 vjeçare tregon se si është dhunuar (VIDEO)

Një vajzë 14 vjeçare është bërë temë e diskutimeve në Suedi, pas publikimit të saj në Facebook rrëfimin në të cilit tregon se si është dhunuar. 14 vjeçarja Lovisa NIstrand mbrëm në FB publikoi një video 3 minutëshe të cilin video veç mbrëm e kanë shikuar afër 30 mijë persona.Videon e ka publiuar ditën e njëjtë kur dhunuesi i saj është dënuar me dënim me burg prej 9 vitesh, për dhunim të fëmijës. Vajzën e ka dhunuar një shok i saj i cili është në i vjetër se ajo për pesë vite. Ngjarja ka ndodhur në muajin gusht të këtij viti, kur dy të rinjtë janë shoqëruar në shtpinë e tij. Ajo vendosi ta publikojë videon për shkak se janë përhapur shumë zëra në lidhje me rastin në fjalë. "Jam 14 vjeçare. Vetëm 14 vjet e 4 muaj. Më ka ndodhur diçka e tmerrshme që do ta mbaj mend gjithë jetën. Kujtohem në gjithçka. Në gjakun në vajin", filloi vajza. "Jetoj në Linkoping, kurse ky nuk është vend i madh. Ndjehesha sikur të gjithë të dinë gjithçka rreth këtij rasti", vazhdoi ajo. Videoja veç më ka marrë më shumë se 600 komente, në të cilat tregohet përkrahje për këtë vajzë. "Shumica e njerëzve më kanë thënë se edhe atyre ju ka ndodhur dhunim i tillë, por nuk e kanë publikuar. U thash që të jenë të fuqishëm dhe ta paraqesin rastin", thotë 14 vjeçarja Lovisa.